Gorbaçov paralajmëron protsta të mundshme masive në Rusi
Moskë, 21 tetor - Ish-presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov paralajmëron për protesta të mundshme masive në Rusi, të cilat do të shkaktohen për shkak të sjelljes indiferente të pushtetit ndaj problemeve të njerëzve dhe korrupsionit.
Durimi i jashtëzakonshëm i rusëve mund të përfundojë me protesta masive për shkak të indiferentizmit të pushtetarëve. Mund të ndodh kaos i plotë, tha Gorbaçov në intervistën për revistën Snob, transmeton Frans pres.