GNK: Situata në veri mund të eskalojë në çdo moment
Prishtinë, 21 tetor - Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka kërkuar nga Brukseli që të mos mbështes aktet e dhunshme në zgjidhjen e problemeve në Kosovë, ndërsa Beogradit që të jetë më konkret në planet e tij.
GNK tërheq vërejtjen se situata në veriun e Kosovës mund të eskalojë në çdo moment.
Ka nisur lufta e nervave dhe gara e durimit. KF0R-i mund të heqë barrikadat, ndërsa serbët lokalë të ngrehin të reja. Më thelbësore është që kjo luftë të mbetet e qetë, të mos ndodhë përshkallëzimi tragjik, i cili mund të shkaktohet fare lehtë, ka thënë për DW Marko Prelec, drejtor i programit për Ballkanin në GNK.
Ai ka theksuar se do të ishte shumë më mirë që situata në veri të Kosovës të zgjidhet me marrëveshje, dhe jo vetëm rreth çështjeve të barrikadave dhe vendkalimeve, por me zgjidhjen e çështjeve të administratës në veri të Kosovës edhe të raporteve të veriut të Kosovës me Prishtinën nga një anë dhe me Beogradin nga ana tjetër.
Përgjegjësinë që të mos ketë eskalim të situatës e kanë të dyja palët, ka thënë Prelec, duke shtuar se është tragjik lajmi për incidentin në Istog, ku një shqiptarë ka vrarë një serb dhe ka plagosur dy të tjerë.
Kur rriten tensionet mes serbëve dhe bashkësisë ndërkombëtare... rriten edhe tensionet në jug. Ka shumë pika që mund të shkaktojnë gjakderdhje.