GNK: Ndarja e Kosovës nuk është opsion i mirë

Gjenevë, 7 tetor - Kryetari i Grupit Ndërkombëtar të Krizave (GNK), Gared Evans deklaroi se ndarja eventuale e Kosovës nuk është opsion i mirë, sidomos për serbët.
\"Historia është në anën e Kosovës të plotë, të pavarur, e cila ka vendin e saj në bashkësinë ndërkombëtare, dhe me këtë rast edhe Kosova edhe Serbia së bashku e kanë të ardhmen në Bashkimin Evropian, ku kufijtë me kohë do të bëhen shumë të rëndësishme dhe emocionale\", ka deklaruar Evans, në një intervistë për Evropën e Lirë.
Sipas tij, ndarja e Kosovës do të shkaktonte presione shtesë për Bosnjë-Hercegovinën. Ai ka theksuar se duhet të shmangen idetë e tilla dhe të fillohet të mendohet për të ardhmen konstruktive dhe afatgjate evropiane.
GNK ka marrë për bazë që Plani i Ahtisarit të jetë model për zgjidhjen e të gjitha kontesteve dhe problemeve në Kosovë.