GNK: Çështje të mëdha t'pazgjidhura mes Kosovës e Serbisë
Prishtinë, 3 mars - Ndonëse në rend dite të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit janë vetëm çështjet teknike, në Grupin Ndërkombëtare të Krizave thonë se Serbia dhe Kosova kanë çështje të mëdha të pazgjidhura, të cilat në njëfarë mënyre do të paraqiten në bisedime, transmeton njoftimet QIK-u.
Marko Prelec, drejtor i programit për Ballkanin në GNK, konsideron se pikërisht bisedimet rreth çështjeve teknike mund të jenë të dobishme për krijimin e atmosferës së mirëbesimit më të madh, brenda të cilit është e mundur të zgjidhet thelbi i marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës.
Situata ende e pazgjidhur politike në Kosovë, ku opozita ka vënë në dyshim legjitimitetin e zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli, nuk do të duhej të ndikonte në fillimin e dialogut të Beogradit dhe Prishtinës.
Raundi i parë i bisedimeve, sipas paralajmërimeve ende jozyrtare, mund të mbahet që në javën e ardhshme në Bruksel.