22 Dhjetor 2024

GND përjashton mundësinë e ndarjes së Kosovës

Prishtinë, 14 qershor - Grupi Ndërkombëtar Drejtues që u mblodh në Prishtinë në nivel të drejtorëve politik e përjashtoi mundësinë e ndarjes së Kosovës. Po ashtu u paraqit qëndrimi se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme ndërsa u kërkua nga institucionet vendore përkushtim më i madh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si parakusht për perspektivën evropiane të Kosovës.

Dy vite pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, drejtorët politik të 25 shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtarë Drejtues i vlerësuan pozitivisht të arriturat që janë shënuar në Kosovë. Në të njëjtën kohë u kërkua përkushtim më i madh i institucioneve ndaj fenomeneve negative siç janë korrupsioni dhe krimi i organizuar. Nuk mbeti pa u trajtuar as situata në pjesën veriore të Kosovës.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë mandati i të cilit buron nga Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, u shpreh i inkurajuar me siç tha vendosmërinë e Institucioneve të Kosovës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërkohë udhëheqësit e Institucioneve thane se kanë shprehur përkushtimin e tyre për ti luftuar dukuritë negative në vend. Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi përsëritën qëndrimin se askush nuk mund të jetë mbi ligji dhe se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi.

Grupi Drejtues Ndërkombëtarë përbehet nga 25 shtete anëtare, përfshirë SHBA-të dhe shtete kryesore të BE-së. Ky grup është formuar për të mbikëqyrur zbatimin e planit të Ahtisarit mbi bazën e të cilit Kosova e ka shpallur pavarësinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)