Gjysmë milionë euro zbulohen në arkën e Sanaderit
Zagreb, 4 mars - Pas hapjes së arkës së ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, hetuesit gjetën gjysmë milionë euro dhe letra me vlerë, shkruan Jutarnji list.
Arka është hapur nga mesi i muajit shkurt në Austri.
Sanader krahas arkës në Austri ka pasur edhe dy llogari të hapura, një në emrin e vet dhe tjetrën në emër të testit të tij, ndërsa në to ka pasur gjithsej 1.3 milionë euro.