29 Dhjetor 2024

Gjykata e Lartë amerikanë lë në fuqi 'ndalimin e udhëtimeve'

Washington, 6 dhjetor - Në një zhvillim që mund të cilësohet si fitore për presidentin Donald Trump, Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara, vendosi që të lërë në fuqi ndalimin e tij të udhëtimeve nga vende të ndryshme, derisa lufta ligjore vazhdon në gjykatat më të ulta.

Shtatë nga nëntë gjykatësit vendosën në mbështetje të administratës, ndërsa dy prej tyre, Ruth Bader Ginsburg and Sonia Sotomayor, ishin kundër.

Gjykata nuk dha shpjegime rreth vendimit.

Ndalimi i udhëtimeve, i treti me radhë i shpallur nga presidenti Trump, përfshinë tetë vende; Çadin, Iranin, Libinë, Korenë e Veriut, Somalinë, Sirinë, Venezuelën dhe Jemenin. Gjashtë prej tyre janë më shumicë myslimane.

Gjykatat në Maryland dhe Hawaii e kanë bllokuar hyrjen në fuqi të ndalimit.

Vendimi i Gjykatës së Lartë, në thelb hedh poshtë një kompromis që përjashton shtetasit e huaj që kanë pretendime të besueshme për një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin gjyshërit, vëllezërit dhe motrat, hallat, xhaxhallarët dhe kushërinjtë.

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions, e cilësoi vendimin e Gjykatës së Lartë si "një fitore thelbësore për sigurinë e popullit amerikan", duke theksuar se ndalimi i udhëtieve është domosdoshëm për të mbrojtura vendin nga kërcënimet.

Një jurist i administratës së presidentit Trump tha se disa qeveri të huaja janë të mangëta për të këmbyer informata mbi ata që kërkojnë viza amerikane.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është befasues dhe se ai është "thelbësor për mbrojtjen e atdheut".

Por Këshilli për Marrëdhëniet amerikano-islamike e cilësoi ndalimin e udhëtimeve si 'ndalim të myslimanëve".

"Vendimi i Gjykatës së Lartë është një përkujtues i mirë se nuk mund të mbështetmi në gjykata për të trajtuar përpjekjet e administratës së presidentit Trump për të margjinalizuar myslimanët dhe pakicat tjera", tha Gadeir Abbas nga ky këshill.

Gjykata e Lartë ka rënë dakord të dëgjojë argumentet për dhe kundër ndalimit të udhëtimit, sapo çështja të ketë kaluar nëpër gjykatat më të ulta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)