23 Dhjetor 2024

Gjykata e Beogradit dënoi sot me 101 vite burg, 9 Preshevar

Beograd, 21 janar - Njësia për krime lufte pranë Gjykatës së lartë në Beograd dënoi sot me 101 vite burg, nëntë qytetarët e Preshevës, të cilët u akuzuan se si pjesëtarë të UÇK-së të njohur si “Grupi i Gjilanit” kanë kryer krime ndaj civilëve serb gjatë vitit 1999 në rajonin e Gjilanit.

Kryetarja e këshillit gjyqësor Snezhana Nikoliç-Garotiç lexoi akuzën në të cilën theksohet se veprat janë kryer nga pjesa e parë e qershorit e deri në shtator të vitit 1999, ndërsa dyshohet se janë vrarë 80 civilë serb dhe joshqiptarë.

Pala mbrojtëse e të dënuarve ka hedhur poshtë akuzën, duke e konsideruar se bëhet fjalë për proces të montuar dhe pa dëshmi, informon agjencia e lajmeve INA.

Nëntë qytetarët e Preshevës u arrestuan më 26 dhjetor të vitit 2008, ndërsa procesi gjyqësor kundër tyre ka nisur në shtator të vitit 2009.

Të dënuarit janë: Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Saiti, Burim Fazliu, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Selimon Sadiku dhe Agush Memishi. Ndërsa në mungesë të tyre janë shpallur dënimet edhe për Fazli Hajdarin, Rexhep Alijin dhe Shaqir Shaqirin.  

Dënimi i banorëve të Luginës së Preshevës, një pjesë e të cilëve kanë qenë ish-luftëtarë të UÇK-së dhe UÇPMB-së pritet të shkaktojë reagime të ashpra në këtë rajon dhe më gjërë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)