28 Dhjetor 2024

Gjykata e BE-së lehtëson bashkimin familjar për refugjatët e mitur

Bruksel, 13 prill - Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që të miturit kanë të drejtë për bashkim familjar, edhe kur mbushin 18 vjeç gjatë procesit të azilimit. Ky vendim mund të ketë pasoja të ndjeshme për qeverinë e kancelares Merkel.

Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtëisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE. Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj migrantëve në Gjermani, të cilët duan t'i frenojnë bashkimet familjare.

Përmbajtja e vendimit:

 - Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.

- Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.

- Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si "të mitur" edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.

- Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t'u ribashkuar me familjet e tyre nuk "kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare".

Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit.

GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar "parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)