22 Dhjetor 2024

Gjykanoviç: Do të jap dorëheqjen

Podgoricë, 11 mars - Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç deklaroi se kishte në plan të tërhiqej nga posti i tij gjatë mandatit të qeverisë aktuale pa saktësuar kohën.

Kreu i qeverisë malazeze, mandati i së cilës mbaron në vitin 2013, mohoi ta ketë marrë këtë vendim nën presionin e komunitetit ndërkombëtar duke theksuar se "asnjë nuk ka kërkuar dorëheqjen time".
    
Gjukanoviç deklaroi për televizionin e Malit të Zi se vendin e kryeministrit duhej ta zinte patjetër një nga bashkëpunëtorët e tij afatgjatë, por refuzoi të thotë emra konkretë dhe shtoi se "Do të vazhdoj të jetoj në Mal të Zi dhe të merrem me një punë tjetër''.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)