Gjuriq: Serbët e Kosovës kanë qenë dhe mbesin unik
Beograd, 4 janar - Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se serbët e krahinës, siç ka thënë ai, kanë qenë dhe do të mbesin unik dhe se ata që provojnë për që ta minojnë këtë unitet do ti bartin pasojat.
Besoj që kjo nuk ishte mësimi i duhur për secilin që mund të ketë menduar se është e mundur për të qenë përfaqësues politik i serbëve të Kosovës dhe të punojë pa konsultime me Qeverinë e Serbisë dhe kundër vullnetit të serbëve në krahinë, ka thënë Gjuriq, shkruan Tanjug.
Situata në aspektin politik duhet kthyer në gjendjen e mëparshme dhe për pasojat politike, do të mendoj pas raundit të parë të shikimit të dëmeve të shkaktuara nga papërgjegjësia e individëve, ka thënë Gjuriq.