Gjuriq: Marrëveshja e mundshme
Bruksel, 19 prill - Këshilltari i presidentit të Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot në Bruksel se marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është e mundshme nëse do të ketë tërheqje nga propozimi i cili është në tavolinë dhe ka theksuar se bashkësia e komunave serbe do të ketë kompetenca ekzekutive, veçanërisht sa i përket çështjes së policisë.
Thaçi në vazhdimësi po manipulon dhe po flet të pavërteta sa i përket përmbajtjes së marrëveshjes, ka thënë Gjuriq para fillimit të raundit të 10-të të dialogut në Bruksel.