13 Janar 2025

Gjuriq: Ligji kushtetues pas negociatave me Kosovën

Beograd, 13 nëntor - Këshilltar i presidentit të Serbisë dhe nënkryetar i pjesës serbe të Këshillit për përgatitjen e Marrëveshjes së Brukselit me Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se me Kushtetutën e Serbisë parashihet që për rregullimin e çështjeve të statusit të Kosovës, të miratohet një ligj i veçant kushtetues.

Mëtutje, në intervistën për të përditshmen beogradase Danas, ai theksoi se është e logjikshme që të zhvillohen negociata politike, të cilat do të krijojnë parakushte për miratimin e një ligji të tillë, i cili do t’i reflektonte marrëveshjet e arritura.

Sipas tij, për këtë ligj do të diskutohej në qeveri dhe kuvend, e nëse ka nevojë edhe në të gjitha institucionet e tjera shtetërore.

Këto komente ai i bëri i pyetur se a do të ishte situata politikisht më e qartë nëse Gjykata Kushtetues e Serbisë do ta vlerësonte kushtetutshmërinë e Marrëveshjes së Brukselit, para zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Mëtutuje, gazeta shkruan se Gjuriq konsideron se me këtë përgjigje “ai ka shpjeguar se për çfarë arsye pushteti së pari nuk e ka ndryshuar Kushtetutën, por ka shkuar në negociata në Bruksel, kur edhe vetë presidenti i Serbisë ka pranuar se platforma për Kosovën është jokushtetuese”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)