Gjuriq: Bojkotimi i zgjedhjeve s'është në interes të serbëve
Beograd, 17 shtator - Të gjithë ata që apelojnë për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, janë kundër interesave të serbëve.
Kështu është shprehur këshilltari i presidentit të Serbisë Marko Gjuriq, duke theksuar se ata nuk shohin më larg se sa interesat e tyre pesonale.
Ata që duan bojkot, nuk shohin më larg se interesat e tyre. Një politikë e tillë nuk mund të sjellë prosperitet, ka thënë Gjuriq në Graçanicë, transmeton Rel.
Serbia është këtu për të forcuar komunitetin tonë, që të organizojë mbijetesën e serbëve në rrethana të reja, ka thënë ai.
Synimi i zgjedhjeve komunale në Kosovë është integrimi i serbëve në institucionet shtetërore, të cilat pritet që të mbahen më 3 nëntor.