12 Janar 2025

Gjuriq: Bisedimet ishin të rënda, por të sinqerta

Beograd, 13 maj - Bisedimet e djeshme të zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me serbët e veriut të Kosovës ishin të rënda por të hapura pasi ai ka treguar shkallë të sinqeritetit me të cilin serbët kah kohë që nuk janë përballur”, ka thënë Marko Gjuriq, këshilltar i presidentit të Serbisë.

Gjuri për mediat serbe ka thënë se qëndrimet e palëve, Qeverisë e cila ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit me Prishtinën dhe serbëve të cilët e kundërshtojnë atë, tani janë përafruar dhe diçka më të qarta.

“Bisedimet ishin të hapura, të rënda por edhe Vuçiqi ka treguar shkallë të sinqeritetit dhe transparencës me të cilën serbët e veriut të Kosovë nuk janë përballur. Ka hyr në të gjitha detalet e marrëveshjes dhe me orë është përgjigjur në pyetje”, ka deklaruar Gjuriq.

Sipas tij, të paktën, është arritur të evitohen disa nga shqetësimet pasi janë ofruar përgjigje në disa nga pyetjet për të cilat kanë shqetësimet serbët e veriut të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)