26 Dhjetor 2024

Gjurin: Ndarja e Kosovës është e pamundur

Shkup, 13 qershor - Ambasadori i Republikës se Serbisë në Maqedoni, Tomisllav Gjurin, ka thënë se është e pamundur një ndarje e re e Kosovës, edhe përskaj deklaratave të zëvendës kryeministrit serb, Ivica Daciq, se duhet bëre përpilim i ri i kufijve në bazë të kufijve etnik.

“Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë serbe, por është qëndrimi i tij personal. Ne respektojmë normat e të drejtës ndërkombëtare, nuk vjen parasysh asnjë ndryshim të kufijve të Ballkanit, sepse ajo do tëshkaktonte reaksione të ashpra dhe do të kishte pasoja politike jo vetëm për Ballkanin, por edhe më gjerë\", ka theksuar ai.

\"Tani për tani Republika e Serbisë po bën negociata me Prishtinën me qëllim të gjenden modalitet, me të cilat do të sigurohej jetë normale si për shqiptarët ashtu edhe për serbët e Kosovës si dhe për komunat kufitare me Serbinë dhe Maqedoninë”, ka deklruar ambasadori serb ne Maqedoni, Tomisllav Gjurin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)