25 Dhjetor 2024

Gjukanoviqi: Serbia ta kuptojë se Kosova është e pavarur

Podgoricë , 23 maj - Lideri i partisë në pushtet në mal të Zi, DPS, Millo Gjukanoviq la vlerësuar të dielën se një nga problemet në Ballkan është Serbia për shkak të Kosovës, duke shtuar se ky problem do të mund të zgjidhej nëse Serbia e kupton se Kosova është e pavarur. 

Duke folur në konferencën ndërkombëtare për ardhmërinë e Ballkanit, që ka filluar sot në Beçiq të Budvës dhe ku po merr pjesë edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, Gjukanoviqi tha se për zgjidhjen e problemit ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet ndihmuar asisoj që Beogradi ta kuptojë se është i pamundshëm revidimi i kufijve dhe se Kosova është e pavarur. Ai shtoi se Serbia duhet të fokusohet në ardhmërinë e vet, e ajo është perspektiva evropiane e saj.

“Nëse jo lokomotivë, Serbia duhet të jetë diku në fillim të kompozicionit të trenit. Nëse gjendet në fund të kompozicionit, siç është tash, kjo ngadalëson... Është me rëndësi që Serbia t’i kthehet ardhmërisë së saj, kurse Kosova të fokusohet në pavarësinë e saj, në funksionimin e institucioneve, vendosjen e sundimit të ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave”, tha Gjukanoviq. 

Ish-presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, përkatësisht Millan Kuçan dhe Stjepan Mesiq, si dhe Millo Gjukanoviq janë pajtuar sot se çështja e Bosnjë-Hercegovinës është çështje kyç nga zgjidhja e së cilës varen stabilizimi i rrethanave në rajon dhe tempi i integrimit të rajonit në BE.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)