Gjukanoviq: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës
Podgoricë, 6 qershor - Në një intervistë për gazetën Dnevnik të Novi Sadit ish- kryeministri dhe kryetari disa vjeçar i Malit të Zi, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike të Socialistëve, Milo Gjukanoviq ka thënë se çështje e hapur janë marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të cilat, duhet të zgjidhen.
Në pyetjen se çfarë mendon për ndarjen e Kosovës, Gjukanoviq është përgjigjur: Serbia, duke u nisur nga realitetit, duhet të njohë pavarësinë e Kosovës e pastaj të dy shtetet do ti kthehen të ardhmes dhe integrimeve euroatlantike.