22 Dhjetor 2024

Gjukanoviq funksioner i NATO-s

Podgoricë, 6 qershor - Kryeministri i Malit të Zi, Miloje Gjukanoviq, deri në fund të këtij vviti pritet të tërhiqet nga funksioni që maban aktualisht, për të marrë një funksion të ri në NATO, shkruan sot e përditshmja proserbe e Podgoricës, “Dan”.

Duke u mbështetur në burimet e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe në Partinë Socialdemokrate, kjo gazetë thekson se gjithnjë e më shpesh flitet aw Gjukanoviq pas tërheqjes nga pozita e kryeministrit do të marrë një pozitë udhëheqëse në strukturat e Aleancës Veriatlantike. 

Gazeta thotë se “hjoja për këtë është biseduar me disa qarqe ndërkombëtare, sidomos me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Tregimi për largimin e Gjukanoviqit nga funksioni i kryeministrit para se t’i skadojë mandati, është aktual që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur në një deklaratë për Rojtersin paralajmëroi se megjithatë nuk do ta përfundojë mandatin e kryeministrit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)