10 Janar 2025

Gjukanoviq: Demarkacioni është çështje e brendshme e Kosovës

Podgoricë, 6 shtator - Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka deklaruar sot se Demarkacioni i kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës është “çështje e brendshme e Kosovës”.

“Problemi është i brendshëm dhe i përket politikës së brendshme të Kosovës”, tha Gjukanoviq në Ulqin, raporton agjencia Beta.

Ai mëtutje ka theksuar se Mali i Zi, sa i përketë Marrëveshjes për demarkacion, i ka bërë të gjitha veprimet e duhura dhe nuk ka kurrfarë mospajtimi me autoritetet në Kosovë lidhur me vijën kufitare.

Javën e kaluar Qeveria e Kosovës e ka tërhequr nga debati në Kuvendin e Kosovës këtë marrëveshje, e cila kundërshtohet fuqishëm nga opozita në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)