21 Dhjetor 2024

Gjetjet kryesore të Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën

Bruksel, 12 tetor - Periudha raportuese përputhet me vitin e parë të plotë të qeverisjes së qeverisë të udhëhequr nga Vetëvendosja. Kosova gëzoi stabilitet politik me qeveria që. kishte një shumicë solide në Kuvend.

Puna e Kuvendit vazhdoi të ndikohet negativisht nga një atmosferë e polarizuar politike dhe me vështirësi në arritjen e kuorumit vendimmarrës, edhe pse qeveria mbështetet në një shumicë të. fuqishme.

Kjo pjesërisht ka të. bë.jë. me menaxhimin e dobët të agjendës legjislative nga ana e shumicës, por edhe për shkak se anëtarët e opozitës së Kuvendit (deputetët) abstenuan nga votimi me që.llim të pengimit të. miratimit të. legjislacionit.

Zgjedhjet komunale të vitit 2021 ishin përgjithësisht të mirëorganizuara, transparente dhe konkurruese.

Procesi zgjedhor i Kosovës ende ka nevojë për fuqizim gjithëpërfshirës për të adresuar dobësitë e kahershme gjatë gjithë ciklit zgjedhor, siç janë identifikuar në misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së që nga viti 2014.

Situata në veri të Kosovës mbetet sfiduese, veçanërisht në aspektin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe kushteve për lirinë e shprehjes.

Ka një nivel përgatitjeje në fushën e reformës së administratës publike, por është bërë një. pë.rparim i kufizuar në këtë fushë. Veçanërisht, disa hapa kyç pozitiv u ndërmorrën duke zhvilluar strategji gjithëpërfshirëse për reformën e administratës publike (RAP) dhe menaxhimin e financave publike (MFP) për 2022-2026, duke miratuar legjislacionin për të vazhduar me valën e parë të riorganizimit të agjencive publike dhe duke nisur zhvillimin e një ligjii të ri të pagave. Ka pasur pak pë.rparim në zbatimin e kornizës ekzistuese legjislative për reformën e administratës publike.

Kosova është ende në një fazë të hershme në zhvillimin e një sistemi gjyqësor që funksionon mirë.

Ndërkohë që është bërë njëfarë përparimi, administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadaltë, joefikas dhe i cenueshëm ndaj ndikimeve të parasyeshme.

Janë ndërmarrë hapa për fillimin e zbatimit të strategjisë dhe planit të veprimit për sundimin e ligjit dhe për reformimin e kornizës legjislative që rregullon sistemin prokurorial duke ndryshuar Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Reforma në drejtësi duhet të adresohet para së gjithash duke përmirësuar zbatimin e mjeteve ekzistuese për të ruajtur integritetin, pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

Angazhimi i qeverisë për të zbatuar plotësisht Opinionin e Komisionit të Venecias për koncept dokumentin për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bashkëpunim të ngushtë me BE-në, është i mirëpritur.

Kosova është në një fazë të hershme / ka një nivel të përgatitjes në luftën kundër korrupsionit. Gjatë periudhës raportuese, është bërë njëfarë progresi me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit. Ekziston nevoja për të përmirësuar zbatimin e kuadrit të përgjithshëm ligjor.

Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të arritur hetime më proaktive, vendime gjyqësore përfundimtare dhe konfiskim përfundimtar të aseteve. Pavarësisht përpjekjeve të bëra tashmë, ekziston nevoja për vullnet të fortë politik për të vazhduar trajtimin efektiv të rreziqeve të korrupsionit sistemik dhe një përgjigje të fuqishme të drejtësisë penale ndaj korrupsionit të nivelit të lartë.

Kosova është në një fazë të hershme në luftën kundër krimit të organizuar dhe është bërë përparim i kufizuar në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar.

Mjetet e fuqishme të parashikuara nga Kodi Penal dhe Ligji për Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit ende nuk janë shfrytëzuar plotësisht. U zhvilluan një sërë operacionesh të suksesshme që synonin krimin e organizuar, duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërkufitar. Lufta kundër krimit të organizuar në veri të Kosovës vazhdon të jetë sfiduese.

Është arritur njëfarë përparimi në luftën kundër terrorizmit dhe luftën kundër dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, në përputhje me objektivat e përcaktuara në marrëveshjen zbatuese BE-Kosovë për Planin e Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit për Ballkanin Perëndimor.

Autoritetet e Kosovës duhet të jenë më efektive në përpjekjet e tyre për të luftuar pastrimin e parave dhe ligji në fuqi duhet të jetë në përputhje me legjislacionin e BE-se (EU acquis) dhe standardet ndërkombëtare.

Kuadri ligjor garanton gjerësisht mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtave themelore në përputhje me standardet evropiane. Kosova tregoi përkushtim për trajtimin e pabarazisë gjinore.

Duhet bërë më shumë për të garantuar në mënyrë efektive të drejtat e personave që u përkasin pakicave, duke përfshirë romët dhe ashkalitë dhe personat e zhvendosur, për të siguruar barazi gjinore në praktikë dhe për të avancuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Mungesa e udhëzimeve administrative për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e fëmijëve pengon përparimin e mëtejshëm në këtë fushë. Sa i përket lirisë së shprehjes, Kosova ka një nivel të përgatitjes dhe përfiton nga një mjedis pluralist dhe i gjallë mediatik.

Megjithatë, shqetësimet mbeten në lidhje me fushatat e shpifjeve publike, kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve. Mungesa e vetëqëndrueshmërisë financiare i lë mediat, përfshirë transmetuesin publik, të cenueshme ndaj interesave politike dhe të biznesit.

Autoritetet e Kosovës vazhduan të bëjnë përparim në menaxhimin e migracionit. Qeverisja e migracionit dhe azilit duhet të forcohen më tej.

Kosova ka bërë progres në kriteret ekonomike dhe është në një fazë të hershme të zhvillimit të një ekonomie tregu funksionale. Ekonomia tregoi elasticitet gjatë pandemisë. Megjithatë, sfidat strukturore të gjata, të tilla si ekonomia joformale e përhapur, prevalenca e lartë e korrupsionit dhe sundimi i përgjithshëm i dobët i ligjit, vazhdojnë të pengojnë sektorin privat.

Ndërsa rregulli fiskal është pezulluar që nga viti 2020, rimëkëmbja ekonomike si dhe fitimet nga formalizimi çuan në një rritje të fortë të të ardhurave tatimore dhe një deficit të ulët publik në vitin 2021.

I nxitur nga rritja e çmimeve të mallrave, inflacioni u rrit ndjeshëm. Sektori financiar mbeti i qëndrueshëm dhe kreditimi vazhdoi të zgjerohej. Pavarësisht kundërshtimit të fortë politik, qeveria mori qëndrime të kujdesshme fiskale në lidhje me pensionet e veteranëve të luftës dhe Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Kosova ka bërë përparim të kufizuar dhe është në një fazë të hershme për sa i përket aftësisë për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut në BE. Është bërë pak përparim në përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe adresimin e boshllëqeve të aftësive në tregun e punës.

Kosova bëri disa progrese në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e investimeve në burimet e rinovueshme, por furnizimi me energji me bazë qymyri, i vjetëruar dhe jo i besueshëm mbetet një shqetësim. Kosovës ende i mungon një strategji afatgjate energjetike. Kosova ka bërë disa përparime në digjiitalizimin e ekonomisë.
 
Sa i përket marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal, Kosova ka vazhduar të marr pjesë në shumicën e forumeve rajonale. Kosova ka mbajtur në përgjithësi marrëdhënie të mira me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk ka asnjë ndryshim në marrëdhëniet formale të Kosovës me Bosnjën dhe Hercegovinën, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe të dyja të mbajnë një regjim të rreptë të vizave.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë vazhdoi me takime të rregullta mujore në nivel të kryenegociatorëve dhe një takim të nivelit të lartë më 18 gusht 2022.

Palët miratuan një Udhërrëfyes për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në qershor 2022 dhe ranë dakord për udhëtimin vetëm me kartela identiteti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në gusht 2022.

Kosova duhet të angazhohet në mënyrë më konstruktive dhe të bëjë përpjekje të mëtejshme thelbësore për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe të kontribuojë në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit ligjërisht të detyrueshme me Serbinë. Një marrëveshje e tillë është urgjente dhe vendimtare për t'i mundësuar Kosovës dhe Serbisë të avancojnë në rrugët e tyre evropiane.

Gjatë periudhës raportuese është bërë njëfarë progresi në përafrimin me standardet evropiane në fushën e statistikave dhe kontrollit financiar, ndërsa është arritur progres i kufizuar në përafrimin me standardet evropiane në fushën e prokurimit publik.

Në shumicën e fushave që kanë të bëjnë me tregun e brendshëm, Kosova ka një nivel të përgatitjes, duke përfshirë edhe konkurrencën. Gjatë periudhës raportuese, Kosova ka bërë disa përparime në të gjitha fushat, përveç politikës së konsumatorit dhe mbrojtjes së shëndetit, ku është bërë vetëm progres i kufizuar.

Kosova ka bërë disa përparime në fushat e konkurrencës dhe rritjes gjithëpërfshirëse (doganat, taksat, politikat ekonomike dhe monetare, transformimi digjital dhe mediat, politikat e ndërmarrjeve dhe industriale, politika sociale dhe punësimi, arsimi dhe kultura) dhe progres të kufizuar në fushën e kërkimit.

Në Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe lidhjen e qëndrueshme, Kosova ka bërë disa përparime në fushën e transportit dhe progres të kufizuar në fushat e energjisë, mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Në fushën e burimeve dhe bujqësisë, Kosova ka bërë disa përparime në sigurinë ushqimore, politikën veterinare dhe politikën fitosanitare, por vetëm progres të kufizuar në bujqësi.

Sa i përket marrëdhënieve të jashtme dhe politikës tregtare, Kosova ka bërë progres të kufizuar gjatë periudhës raportuese dhe është në një fazë të hershme të përgatitjes. Kosova ende nuk i ka ratifikuar protokollet shtesë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore për lehtësimin e tregtisë dhe tregtinë e shërbimeve. Kosova vendosi kufizime të eksportit për një numër të produkteve ushqimore bujqësore pa arsyetime apo konsultime paraprake me Komisionin.

Në përgjithësi, Kosova duhet të përmirësojë kapacitetin e saj administrativ dhe koordinimin, në të gjithë sektorët, për të arritur zbatimin efektiv të legjislacionit të. BE-së (acquis).

Datat kryesore

Qershor 2003: Samiti i Selanikut BE-Ballkani Perëndimor konfirmon perspektivën e BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Shkurt 2008: Kosova shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë.

Korrik 2010: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arrin në përfundimin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare apo Rezolutën 1244/99 të Këshillit të Sigurimit.

Mars 2011: Nis dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Prill 2013: Marrëveshja e parë e parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhënieve është arritur në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Tetor 2015:Nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Prill 2016: Hyn në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Maj 2016: Komisioni Evropian i lëshon një propozim Parlamentit dhe Këshillit Evropian që rekomandon liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shkurt 2018: Komisioni Evropian miraton strategjinë e tij për "Një perspektivë të besueshme zgjerimi dhe angazhim të zgjeruar të BE-së me Ballkanin Perëndimor".

Maj 2018: Rinisin Samitet BE-Ballkani Perëndimor, duke filluar me një Samit të mbajtur në Sofje, gjatë të cilit liderët konfirmuan perspektivën evropiane të rajonit dhe përcaktuan një sërë veprimesh konkrete për të forcuar bashkëpunimin në fushat e lidhjes, sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Korrik 2018: Komisioni Evropian konfirmon se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e pazgjidhura për liberalizimin e vizave. Vendimi për propozimin e Komisionit është në pritje në Parlamentin Evropian dhe në Këshill.

Shkurt 2020: Metodologjia e rishikuar, e paraqitur nga Komisioni, për të çuar përpara procesin e zgjerimit me një drejtim më të fortë politik dhe në një mënyrë më të besueshme, më të parashikueshme dhe më dinamike.

Tetor 2020: Komisioni Evropian miraton një Plan Ekonomik dhe Investimesh për të mbështetur dhe sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)