24 Dhjetor 2024

Gjermanisë i kërcënohen humbje, shkak trazirat egjiptiane

Berlin, 4 shkurt - Për shkak të trazirave në Egjipt, janë mbyllur një numër i madh i reparteve të fabrikave gjermane në këtë vend arab, ndërsa në rast të grusht shtetit gjermanët do të mund të humbnin 190 milionë euro, sa kushton borxhi momental i këtij vendi ndaj Gjermanisë, lajmërojnë mediat gjermane.

“Te kompanitë gjermane në Egjipt ndikojnë trazirat dhe momentalisht ato nuk punojnë”, deklaroi zëdhënësi për tregti të jashtme të Odës industriale dhe tregtare gjermane, Volker Treier për televizionin shtetëror MDR.

“Presim që situata të stabilizohet”, shprehet Treier, duke shtuar se kompanitë gjermane në këtë moment përfshijnë më shumë se 500 milionë euro investime direkte. Në mesin e kompanive janë Daimleri, BASF-i dhe Simensi.

Gazeta gjermane “Bild” duke iu referuar Ministrisë së Ekonomisë, shkruan se në rast të përmbysjes së pushtetit në Egjipt, Gjermanisë i kanosen shpenzime prej 190 milionë eurove.

Kjo shumë ka të bëjë me garancitë që kompanitë gjermane i dhanë në sigurimin shtetëror për kredi eksportuese.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Rajner Bruderle, tha se përkundër vështirësive aktuale, ende janë në fuqi masat për rritjen e eksportit në Egjipt.

Gjermania në vitin 2009, në Egjipt eksportoi mallra në vlerë prej 2,66 miliardë eurosh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)