Gjermania skeptike ndaj zgjerimit të BE-së
Berlin, 31 maj - Gjermania është një prej skeptikëve më të mëdhenj të zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Gjermania dhe Rusia janë të vetmet vende që do të paraqiten në Konferencën e Sarajevës me përfaqësues të nivelit më të ulët. Madje, gazeta beogradase Blic citon burime të afërta me Samitin e Sarajevës, se në Berlin po diskutohet që të mos merret pjesë fare në këtë takim.
Presidenti serb Boris Tadic ka theksuar se ndërprerja e zgjerimit do të kishte pasoja tragjike për qytetarët e Ballkanit Perëndimor, ndërsa ministri i Jashtëm Jeremic i ka deklaruar gazetës gjermane Spiegel, se në qoftë se harrohet Ballkani, nuk janë të pamundshme krizat e ardhshme, në një kohë kur çmimi gjeopolitik do të jetë shumë i lartë.