Gjermania shton masat e sigurisë kundër terrorizmit
Berlin, 11 gusht - Ministria e Brendshme e Gjermanisë pritet të propozojë masa të shtuara të sigurisë që e kanë qëllim të zbusin shqetësimet e publikut pas sulmeve gjatë korrikut, përgjegjësinë për disa prej këtyre sulmeve e ka marrë organizata terroriste, Shteti Islamik.
Thomas de Maiziere pritet të bëj të ditur masat gjatë një konference me gazetarë që do të mbahet sot.
Agjencia gjermane e lajmeve, DPA raporton se propozimet kundër terrorizmit do të përfshijnë edhe ndalimin e mbulimin e tërë fytyrës të grave myslimane dhe lejimin e agjentëve të inteligjencës që të hetojnë fëmijët të moshës 14 vjeçare.
Agjencia thotë se një kopje që ka rrjedhur te ta e planit përmbanë edhe masa që do të rrisnin vëzhgimin me video të vendeve publike, lejon rekrutimin e 15 mijë policëve shtesë dhe ndalimin e shitjes së armëve te ekstremistët e dyshuar.
Por, duke folur gjatë një takimi me oficerë policor federal në Bremen më 10 prill, de Maiziere ka thënë se planet jane ende duke u diskutuar.
Në fund të muajit korrik, IS ka marrë përgjegjësinë për dy sulme, një në trenin afër Ëuerzburgut dhe një tjetër në një festival muzikor në Ansbach i kryer nga një azil kërkues. Gjatë këtij sulmi janë lënduar 20 persona.
Në korrik ka ndodhur edhe një sulm i rëndë në qendër të Mynihut ku një 18 vjeçar me origjinë nga Irani ka vrarë nëntë persona, tre prej të cilëve ishin me origjinë nga Kosova.