27 Dhjetor 2024

Gjermania sërish kundër ndryshimit të kufijve Kosovë - Serbi

Berlin, 3 shtator - Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, tha të hënën së ndryshimi i kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të zgjidhë asnjë problem, ndërsa mund të nxisë tensione etnike.

Në një postim në rrjetin twitter ai u bëri jehonë qëndrimeve kundërshtuese të Gjermanisë ndaj ideve për korrigjimin e kufirit si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Të dashur miq në Kosovë dhe Serbi, rishkrimi i kufijve nuk do të zgjidhë asnjë problem. Një veprim i tillë do të hapte kutinë e Pandorës të armiqësive etnike. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është thjesht shumetnike, shumëfetare dhe shumkulturore. E bashkuar në diversitet, kjo është Evropa", shkroi ministri tha Roth.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)