Gjermania përjashton zbutjen e sanksioneve antiruse

Berlin, 25 dhjetor - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, përjashtoi çdo zbutje të sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë, ekonomia e së cilës mund të futet në recesion vitin e ardhshëm.
\"Natyrisht që ne jemi të shqetësuar rreth zhvillimeve në Rusi\", deklaroi Schauble për gazetën \"Rheinische Post\", duke shtuar se i takonte qeverisë ruse të parandalonte recesionin.
\"Çdo ditë unë shpresoj që Rusia ti rikthehet bashkëpunimit me Perëndimin, por deri atëherë ne do tu përmbahemi sanksioneve\", theksoi ai.
Komentet e Schaubles i bëjnë jehonë deklaratave të Kancelares Angela Merkel, e cila gjithashtu refuzoi çdo lëshim ndaj sanksioneve kundër Moskës, që në fillim të këtij viti aneksoi Krimenë nga Ukraina dhe po mbështet separatistët prorusë në lindje të ish-republikës sovjetike.