Gjermania nesër pret zgjidhje të çështjes së Greqisë
Berlin, 20 korrik - Qeveria gjermane pret që liderët evropianë të arrijnë rezultat të mirë në takimin e së enjtes dhe të hedhen poshtë druajtjet rreth Greqisë, e cila gjendet në prag të bankrotit, transmeton Frans pres.
Qeveria gjermane merr pjesë në të gjitha nivelet në diskutimet për të përgatitur deri të enjten një rezultat të mirë. Rezultat, dinjitoz për paraqitje, që do tu dërgojë sinjal të fuqishëm dhe të qartë tregjeve, deklaroi zëdhënësi qeveritar, Shtefan Cajbert.
Planifikohet që të enjten në Bruksel të mbahet seanca e jashtëzakonshme e shefave të Eurozonës, të cilët duhet ti zhvillojnë negociatat për programin e ri për shpëtimin e Greqisë, përkujtojnë agjencitë.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dje deklaroi se do të jetë e pranishme në takimin, vetëm nëse është e sigurt se në të do të arrihet rezultat konkret.