13 Janar 2025

Gjermania ndal emigracionin e shtetasve bullgarë dhe rumun

Berlin,29 dhjetor- Konservatorët bavareze, që qeverisin Berlinin së bashku me Angela Merkelin dëshirojnë të frenojnë emigracionin e shtetasve bullgarë dhe rumunë që po përfitojnë nga sigurimet shoqërore, ndërkohë landet gjermane i kanë bërë thirrje qeverisë për ndihmë.

“Me konceptet e përdorura aktualisht, ne nuk kemi mundësi të integrojmë emigrantët e varfër në shoqërinë tonë”, u shpreh në një artikull të botuar në “Frankfurter Allgemeine Zeitung” presidenti i federatës gjermane të landeve, Stephan Articus.

”Hapja e tregut gjerman të punës për bullgarët dhe rumunët më 1 janar paraqet për landet sfida të reja”, shtoi ai duke argumentuar se të ardhurit me origjinë nga këto vende, tashmë janë rritur shumë në vitet e fundit që përbën një kosto të lartë për qytetet që do t’i presin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)