14 Janar 2025

Gjermania - mundësi e re për nënshtetësi të dyfisht

Berlin, 31 mars - Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU/CSU) dhe partnerët e tyre të koalicionit qeveritar, socialdemokratët (SPD) ranë dakord për zgjerimin e formatit të mundësive për nënshtetësinë e dyfishtë për fëmijët e shtetasve të huaj në Gjermani.

Konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU/CSU) dhe partnerët e tyre të koalicionit qeveritar, socialdemokratët (SPD) ranë dakord të enjten për zgjerimin e formatit të mundësive për nënshtetësinë e dyfishtë për fëmijët e shtetasve të huaj në Gjermani.

Marrëveshja parashikon që fëmijët e shtetasve të huaj (vendet e të cilëve nuk janë pjesë e BE-së) të lindur në Gjermani mund të marrin nënshtetësinë gjermane edhe atë të prindërve të tyre, nëse ata kanë jetuar për tetë vjet në territorin gjerman, ku janë arsimuar përgjatë gjashtë viteve në vend, ose nëse e ekuivalentojnë një kualifikim profesional ose marrin një diplomë universitare në Gjermani.

Kjo marrëveshje u njoftua të enjten nga ministri i Drejtësisë, Hajko Mas dhe ministri i Brendshëm, Tomas de Majziere.

Kjo dispozitë ishte një prej kërkesave të SPD për të pranuar hyrjen në qeverinë e koalicionit me konservatorët.

“Kemi gjetur një zgjidhje të mirë për nënshtetësinë e dyfishtë”, shprehej Mas në një komunikatë të publikuar në faqen zyrtare të internetit të Ministrisë së Drejtësisë.

“Të rinjtë, jeta e të cilëve ka nisur në Gjermani, nuk do të jenë më të detyruar të shkëpusin lidhjet e tyre rrënjësore me prejardhjen familjare”, theksonte ai.

Në Gjermani jetojnë rreth 8 milionë të huaj, prej të cilëve rreth 3 milionë janë me turq. Këta të fundit përbëjnë komunitetin më të madh të huaj në republikën federale.(trt)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)