Gjermania miraton zgjatjen e misionit ushtarake në Kosovë

Berlin, 19 qershor - Parlamenti i Gjermanisë ka miratuar sot zgjatjen e misioneve ushtarake në Kosovë, Liban dhe Mali.
Misioni gjerman në Kosovë, në kuadër të forcës paqeruajtëse të NATO-s, numëron 670 trupa dhe është i ngarkuar me garantimin e sigurisë dhe të stabilitetit në rajon.
Shpenzimet për 12 muajt e ardhshëm do të kapin vlerën e 47 milionë eurove, raporton DPA.
Entuziazmi publik në Gjermani për dërgimin e trupave jashtë vendit është në rënie, por ministrja e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka promovuar përfshirje më të madhe ushtarake në rajonet e krizës.
Gjermania, aktualisht, ka 2,500 ushtarë të stacionuar jashtë vendit.