Gjermania miraton ligjin e ri të emigracionit në favor të punësimit të të huajve
Prishtinë, 20 dhjetor - Kabineti i kancelares gjermane Angela Merkel ka miratuar ligjin e ri të emigracionit në favor të punësimit të të huajve në Gjermani me kualifikim të ulët.
Ky vendim pritet të zgjidhë problemin e mungesës së punëtorëve në vend.
Sipas këtij ligji, azilkërkuesit aktualë, të cilët kanë gjetur punë por që nuk i kanë plotësuar kërkesat për azil, mund ta vazhdojnë punën.
Ligji i ri do t'u lejojë punëtorëve me kualifikime të ulëta nga Bashkimi Eurpoian të kërkojnë punë në Gjermani për një afat prej 6 muajsh, por ata duhet të flasin gjermanisht dhe të financojnë qëndrimin e tyre.
Sipas rregullave të vjetra, ky shans u jepet punëtorëve shumë të kualifikuar si mjekë, inxhinierë, profesionistë IT, akademikë etj.
Sipas njoftimeve, për shkak të rritjes 9 vjeçare, përqindjes së ulët të papunësisë dhe të uljes së lindjeve, ka 1.2 milionë vende të lira pune pothuajse në të gjithë sektorët.
Parashikohet se ligji i ri do të vihet në zbatim në vitin 2020 pas miratimit nga parlamenti.