26 Dhjetor 2024

Gjermania merr kryesinë e radhës të Këshillit të Sigurimit

New York, 1 korrik - Më 1 korrik Gjermania merr për një muaj kryesinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjermania është anëtarë e instancës më të fuqishme të OKB-së në vitin 2011 dhe 2012. 

Në shkurt 2003, kur Gjermania kryesoi për herë të fundit Këshillin e Sigurimit të OKB-së, lufta në Irak ishte në prag.

Në seanca pjesërisht dramatike, ish ministri i Jashtëm gjerman Joshka Fisher shprehu shqetësimet e tij ndaj një sulmi në Irak.

Në korrik 2011 ka sërish kriza ndërkombëtare, të cilat përcaktojnë axhendën e Këshillit të Sigurimit, megjithëse në një politikë ndërkombëtare më pak të ndezur.

Në rendin e ditës janë themelimi i shtetit të pavarur të Sudanit në 9 korrik, transformimet në botën arabe dhe situata në Afganistan.

Këto janë vetëm disa nga temat e detyrueshme, vëren ambasadori gjerman në OKB, Peter Wittig, i cili do të drejtojë pjesën më të madhe të seancave të Këshillit të Sigurimit.

Shumë më e vogël është hapësira për iniciativa të vetë qeverisë gjermane. Ajo angazhohet për shembull, që në të ardhmen sulmet kundër shkollave në konflikte të armatosura të dënohen me sanksione.Peter Wittig ambasador i Gjermanisë në OKB.

\"Ne duam të përparojmë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me një tjetër rezolutë në Këshillin e Sigurimit, dhe ajo duhet të miratohet me rastin e vizitës së ministrit të Jashtëm Westerwelle në Nju Jork në 12 dhe 13 korrik\" - thotë ambasadori Wittig.

Këshilli i Sigurimit mblidhet thuajse çdo ditë, nganjëherë edhe disa herë në ditë. Disa seanca janë të hapura për publikun, për shembull kur miratohet një rezolutë. Shpesh pesë anëtarët e përhershëm dhe dhjetë anëtarët e përkohshëm, ku bën pjesë edhe Gjermania, diskutojnë me dyer të mbyllura.

Kryesia e Këshillit e cila në gjuhën e OKB-së quhet \"presidencë\", ndërron çdo muaj sipas rendit alfabetik. Megjithë kohëzgjatjen e shkurtër, presidenca është më shumë se një formalitet, thotë Beate Wagner, sekretare e përgjithshme e Shoqërisë gjermane për OKB-në:

 \"Është një funksion politiko-diplomatik të shohësh se çfarë pozicionesh përfaqësohen në Këshillin e Sigurimit, çfarë më prezantohet mua, si mund të përpiqemi ta drejtojmë në një sukses këtë komunikim, në një rezolutë apo pozicionim. Ky është një funksion i rëndësishëm.\"

Ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle.Irritim tek aleatët- abstenimi i Gjermanisë në rezolutën për Libinë cënoi imazhin e vendit në OKB.

Moderim, ndërmjetësim, mbajtje e fijeve të komunikimit, kjo është detyra e presidencës. Aftësia diplomatike është në këtë kontekst po aq e dobishme sa reputacioni i mirë, dhe Gjermania e gëzon këtë reputacion në OKB. Por imazhi i Gjermanisë u cënua disi, kur qeveria gjermane në mënyrë të papritur abstenoi në rezolutën për Libinë.

Qeveria gjermane nuk e pranon kritikën se ky abstenim e ka dobësuar pozicionin e Gjermanisë në OKB dhe po punon tani me angazhim të veçantë për një rezolutë për Sirinë, e cila nuk ka gjetur ende mbështetje të gjerë.

Si temë për të ashtuquajturin \"debat të hapur\", i cili zhvillohet tradicionalisht gjatë çdo presidence, Gjermania ka zgjedhur ndryshimin e klimës. Do të diskutohet për pasojat në politikën e sigurisë, thotë ambasadori i Gjermanisë në OKB, Peter Wittig:

\"Fjalët kyçe janë ngritja e nivelit të detit dhe zhdukja e shteteve të tëra. Për Kombet e Bashkuara me 192 anëtarë është natyrtisht një risi, që disa shtete ndoshta do të zhduken.\"

Tema vërtet nuk është krejt e re, por përshtatet shumë mirë me profilin e Gjermanisë, e cila në OKB konsiderohet si vend pararojë në mbrojtjen e mjedisit dhe klimës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)