23 Dhjetor 2024

Gjermania kundër Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen

Berlin, 21 janar - Gjermania vazhdon të kundërshtojë anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në listën e vendeve të zonës Shengen për lëvizje të lirë, duke thënë se këto dy vende duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsionin.

Në komentet sot në Bruksel, Ministri i Brendshëm gjerman Tomas de Mezier vlerësoi përpjekjet e Rumanisë dhe Bullgarisë për të përmbushur standardet teknike për antarësim.

Por ai tha se ka ende shumë pikëpyetje për sistemet gjyqësore të të dy vendeve dhe angazhimin e tyre në luftën kundër korrupsionit.

Zona Shengen u jep mundësi shtetasve të 25 vendeve anëtare të udhëtojnë lirisht pa kontroll në kufi.

Në dhjetor, Gjermania dhe Franca u shprehën kundër heqjes së kontrolleve kufitare të vendeve të tjera të BE-së për Bullgarinë dhe Rumaninë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)