Gjermania kryen operacion kombëtar kundër trafikimit të emigrantëve
Berlin, 1 shkurt - Policia Federale gjermane ka kryer një operacion kombëtar kundër rrjeteve ndërkombëtare të trafikimit të qenieve njerëzore.
Gjatë operacionit u arrestuan pesë të dyshuar, njoftoi Agjencia Gjermane e Shtypit duke cituar një njoftim të policisë.
Njoftohet se në një rast u kapën 3 trafikantë, 2 prej të cilëve ishin në Berlin dhe një në Saksoni.
Ata dyshohen të kenë sjellë me kamion në Gjermani refugjatë nga vendet ballkanike. Në një rast tjetër, u ndaluan 2 persona që kishin transportuar refugjatë sirianë me avion nga Greqia në Gjermani.
Gjatë operacionit, 7 apartamente dhe ndërmarrje janë kontrolluar në Berlin, Saksoni, Nordrhein-Westfalen dhe Bremen. Siç mësohet, në këtë mision janë përfshirë rreth 200 policë sëbashku me forcat speciale policore.
Sipas Policisë Federale, trafikantët kanë marrë zakonsiht 8000 euro nga çdo emigrant ilegal.