10 Janar 2025

Gjermania këshillon Kosovën të përmbush kriteret për liberalizimin e vizave

Berlin, 4 tetor - Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashmë shumë kohë është humbur.

Kosovës edhe një herë i është kërkuar që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman.

Madje ata kanë këshilluar që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, pasi që tashmë mjaft kohë është humbur, shkruan gazeta “Zëri”.

“Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por një marrëveshje është mirë që të arrihet sa më shpejt pasi që koha është duke ikur sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, pas takimeve të zhvilluara nga Bundestagu dhe Bundesrat.

Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij delegacioni kanë thënë se Bundestagu asnjëherë nuk është informuar në mënyrë reale nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës së fundit.

Në anën tjetër derisa njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se nuk presin gjë nga këto takime analistët politikë parashikojnë tensionim edhe më të madh të situatës. Madje, edhe trazira dhe shtyrje të proceseve integruese.

 /Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)