Gjermania kërkon riforcim të qeverisjes në Eurozonës
Berlin, 14 nëntor - Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble u shpreh për një riforcim të qeverisjes së zonës euro nëpërmjet modifikimeve të limituara të traktatit evropian, sipas një interviste dhënë të përditshmes franceze ''Le Monde''.
"Ne kemi nevojë për modifikime të limituara të traktatit për të pasur mekanizma kontrolli më efikase për respektimin e angazhimeve të marra, një politikë buxhetore të përbashkët dhe një përmirësim të konkurueshmërisë së ekonomive të ndryshme'', deklaroi ai.
Ministri gjerman u kërkoi kryeministrave dhe presidentëve të zonës euro të ngarkojnë presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy të bëjë propozime për modifikimin e traktatit të Lisbonës.