Gjermania i mbështet bisedimet teknike Kosovë-Serbi
Prishtinë, 4 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim drejtorin për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff.
Duke folur lidhur me përgatitjet për fillimin e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e këtij dialogu teknik, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy shteteve, i bindur se kjo frymë e bashkëpunimit do ta përmbyllë suksesshëm procesin e integrimeve europiane të të gjitha vendeve të rajonit.
Tema kryesore të takimit ishin gjendja politike në vend, pas formimit të institucioneve të reja, dialogu teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë dhe perspektiva euro-atlantike e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe instituciove tjera të Republikës së Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, në të gjitha periudhat dhe theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të fuqizohen në të gjitha aspektet.
Duke folur lidhur me përgatitjet për fillimin e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, kryeministri Thaçi shprehu përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillimin e këtij dialogu teknik, në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy shteteve, i bindur se kjo frymë e bashkëpunimit do ta përmbyllë suksesshëm procesin e integrimeve europiane të të gjitha vendeve të rajonit.
Nga ana e tij, drejtori për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Nicolaus Graf Lammbsdorff ka uruar kryeministrin Thaçi për rizgjedhjen e tij në postin e kryeministrit dhe formimin e institucioneve te reja të Republikës së Kosovës, dhe ka shprehur besimin e plotë në vizionin dhe punën efikase të Qeverisë së Republikës së Kosovës për implementimin e të gjitha standardeve të integrimit dhe zhvillimit.
Po ashtu, Lammbsdorff në takim ka ritheksuar mbështetjen e qeverisë gjermane për fillimin e dialogut teknik mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, si një nga faktorët determinues për të dyja vendet për perspektivën europiane.