12 Janar 2025

Gjermania i ka vendosur kushte të rënda Serbisë

Beograd, 2 korrik - Bundestagu gjerman i ka vendosr kushte të rënda Serbisë për te hyrë në Bashkimin Evropian.

Sipas kreut serb Tomisllav Nikoliq, këto kushte janë tepër të vështira që të përmbushen duke marrë parasysh që Serbia nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë Kosovën.

Kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman janë të motivuara, thotë Nikolq gjatë një interviste për Radio Televizionin e Kroacisë, nga fakti se Berlini e ka njohur Kosovën dhe dëshiron që të zhvillohen mirë marrëdhëniet mes dy vendeve, citon Koha.

“Megjithëkëtë Serbia nuk e ka njohur, nuk mundet dhe ekzistojnë kushte që nuk mund të përmbushen po qe se vërtet nuk ndodh diçka që do të mundësojë që Serbia dhe i ashtuquajturi shtet i Kosovës një ditë të bëhet shtet. Në kushte të tashme dhe në raporte të tashme të forcave kjo është e pamundshme\", ka thënë Nikoliq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)