23 Dhjetor 2024

Gjermania hyn sot për herë të dytë në izolim eri më 10 janar

Berlin, 16 dhjetor - Gjermania ka hyrë zyrtarisht nga sot në një ”Lock-Down” të dytë. Shkollat dhe bizneset jo të rëndësishme janë mbyllur deri më 10 janar.

Sipas masave të reja të Gjermanisë, vetëm bizneset thelbësore të tilla si supermarkete dhe banka do të lejohen të qëndrojnë të hapura.

Restorantet, baret dhe qendrat e kohës së lirë janë mbyllur që nga nëntori dhe disa zona të vendit kishin vendosur bllokimet e tyre.

Krishtlindja do të shohë një lehtësim të lehtë, ku nje familje do te lejohet të presë deri në katër anëtarë të ngushtë të familjes.

Prej kohësh masat ishin paralajmëruar, por tashmë Gjermania po përjeton një rritje të madhe të rasteve nga COVID-19.

Vetem orët e fundit, Gjermania raportoi 952 vdekje dhe 27,728 raste te reja.

Vendet e tjera europiane kanë shtrënguar kufizimet përpara Krishtlindjeve, si Franca që vendosi shtetrrethim gjatë natës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)