30 Dhjetor 2024

Gjermania, Franca dhe SHBA do të dërgojnë armë të tjera në Ukrainë

Berlin, 6 janar - Gjermania premtoi dërgimin e tankeve, Franca po ashtu si dhe SHBA. Pas një telefonate mes presidentit Biden dhe kancelarit Scholz u mor edhe një vendim i rëndësishëm.

Edhe Gjermania ka vendosur të ndjekë shembullin e Francës dhe SHBA, që të dërgojnë armë të rënda të prodhimit perëndimor në Ukrainë. Pas një telefonate mes kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit amerikan Joe Biden është vendosur që Gjermania të dërgojë dhjetëra tanke Marder si dhe një sistem mbrojtës të raketave Patriot në Ukrainë.

Deri tani nuk ka ndonjë vendim për dërgimin e tankeve moderne Leopard që është një prej kërkesave të kahershme ukrainase, por presidenti ukrainas Zelenski ka falënderuar publikisht presidentin Biden dhe kancelarin Scholz për këto ndihma.

Franca ka vendosur të dërgojë “tanke të lehta për luftë” në Ukrainë. Presidenti francez, Emmanuel Macron, ia premtoi këtë kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelenski, njoftoi pallati Élysée pas një telefonate mes dy presidentëve

. Bëhet fjalë për tankun AMX-10 RC. Ai përdoret kryesisht për zbulim. Sa tanke do të dërgojë Franca në Ukrainë nuk është e qartë deri tani.

Si pjesë e të ashtuquajturit shkëmbim, Ukraina ka marrë tashmë tanke luftarake të dizajnuara nga sovjetikët nga vendet e Evropës Lindore.

Pjesë e këtyre shkëmbimeve është edhe Gjermania, e cila me Sllovakinë ka arritur marrëveshje që atjo t’i dërgojë Ukrainës 30 automjete luftarake sovjetike BMP-1 në fund të nëntorit.

Në këmbim, Gjermania do të dërgojë 15 tanke Leopard 2 A4 në Sllovaki. Por tani edhe në Gjermani është ndezur debati për dërgimin e tankeve luftarake të prodhimit perëndimor në Ukrianë, pas vendimit të Francës që të dërgojë tanke atje. E masa të ngjashme janë bërë të ditura edhe në Gjermani dhe SHBA.

Qeveria amerikane po shqyrton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me automjete të blinduara Bradley. Këto automjete janë të pajisura edhe me një top, një mitraloz dhe raketa.

Presidenti Joe Biden iu përgjigj pozitivisht një pyetje të një gazetari nëse qeveria po shqyrtonte mundësinë e dërgimit të këtyre armëve në Ukrainë, por presidenti nuk dha detaje të tjera. Fillimisht ishte e paqartë se cili model “Bradley” do të ishte i përshtatshëm për Kievin.

Ushtria amerikane ka në pronësi mijëra Bradley që nga mesi i viteve 1980, të përdorura kryesisht për transportin e trupave. Automjetet do t’u jepnin forcave ukrainase më shumë fuqi në fushën e betejës dhe do të forconin aftësitë e tyre të luftës.

Këto vendime vijnë pas kërkesave të shpeshta të presidentit Zelenski për dërgimin e armëve perëndimore, për të ndihmuar luftën kundër Rusisë. Ndër tjerash janë kërkuar edhe tanke gjermane Leopard dhe tanke amerikane Abrams.

Qeveria gjermane ka refuzuar këto kërkesa – deri tani. Gjermania i ka siguruar Ukrainës deri tani, ndër tjerash, 30 tanke kundërajrore Gepard, e tani ka premtuar edhe sisteme të tjera të armëve.

Presidenti Zelenski njofton se trupat ukrainase kanë shënuar suksese të reja në këtë luftë.Flitet për kundërsulme në zonat e okupuara në Zaporizhje dhe vrasjen apo plagosjen e rreth 80 ushtarëve rusë.

Më para pala ukrainase ka njoftuar edhe për suksese të tjera dhe vrasjen e qindra ushtarëve rusë. Moska ka konfirmuar vrajsen e dhjetëra ushtarëve të tyre. Sidoqoftë presidenti Zelenski thotë se me armët perëndimore Ukriana do të mund të mbrohet edhe më suksesshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)