Gjermania ekstradon vrasesin e gazetares bullgare
Berlin, 18 tetor - Gjermania ka ekstraduar të dyshuarin në vrasjen e gazetares televizive bullgare, Viktoria Marinova në Bullgari, tha një zyrtar i Ministrisë së Brendshme.
Bullgari Severin Krasimirov do të akuzohet personalisht për përdhunimin dhe vrasjen e 30-vjeçares Marinova, trupi i të cilës u gjet në një park në qytetin e saj, në Ruse, më 6 tetor.
Policia tha se viktima ishte rrahur, përdhunuar dhe më pas mbytur, ndërsa rasti nxiti reagimin e shumë organizmave ndërkombëtarë.
Prokurorët kanë thënë se dëshmitë nuk tregojnë se vdekja e Marinovës ishte e lidhur me punën e saj, por në dukje një krim seksual i rastit, edhe pse ata ende po hetojnë të gjitha mundësitë.
Viktoria Marinova u gjet e vdekur vetëm pak ditë pasi priti në studion e saj disa gazetarë investigativë, të cilët denoncuan raste korrupsioni të niveleve të larta.