Gjermania e shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës
Berlin, 11 prill - Qeveria gjermane është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.
Në një deklaratë të saj, Ministria e jashtme gjermane ka paralajmëruar qytetarët gjermanë që të shmangin udhëtimet në veri të Kosovës.
Gjithashtu në deklaratë thuhet se tensionet në Kosovë janë të lidhura me fushatën zgjedhore, e cila po zhvillohet në Serbi për zgjedhjet që do të mbahen me 6 maj të këtij viti.