Gjermania e pakënaqur me Serbinë për shkak të Kosovës
Berlin, 19 mars - Parlamentarët gjermanë janë të pakënaqur me Serbinë, pasi nuk ka përmbushur kushtet në lidhje me Kosovën, por edhe nuk janë zbuluar dhe dënuar sulmuesit e ambasadës gjermane në Beograd në vitin 2008.
E përditshmja serbe Blic shkruan RTK, transmeton se parlamentarët gjermanë kanë takuar kryeministrin, Ivica Daçiq, zëvendëskryeministrin e parë, Aleksandar Vuçiq dhe zëvendëskryeministren për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiq s dhe me një numër përfaqësuesish të sektorit joqeveritar.
Është interesant se paraprakisht parlamentarët gjermanë kanë vizituar veriun e Kosovës gjë që ndodh për herë të parë qëkur praktikojnë këtë lloj vizitash.
Qëllimi i vizitës së parlamentarëve gjermanë është të verifikojnë se çka është përmbushur nga shtatori i vitit të kaluar, kur kishin publikuar shtatë kushtet për Serbinë.
Atëherë kishin shokuar opinionin e Serbisë me kushtin e shtatë, me të cilin kërkohet nga Serbia që me Kosovën të të nënshkruajë një lloj traktati për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.
Bundestagu në maj do të vendosë nëse Serbia e meriton datën, ndërsa paraprakisht parlamentarët gjermanë edhe një herë do të vizitojnë Beogradin së bashku me parlamentarët francezë.