Gjermania e kushtëzon Serbinë me veriun në Kosovë
Berlin, 7 dhjetor - Po vazhdojnë konsultat ndërmjet vendeve anëtare, citojnë mediat serbe tu ketë thënë një diplomat i lartë evropian që ka insistuar për anonimitet duke shtuar se pasiguria për dhënien e datës së fillimit të negociatave Serbi BE do të vazhdojë deri më 17 dhjetor, ditën kur do të takohen shefat e jashtëm të vendeve të BE së.
Gjermania po insiston që para fillimit ë negociatave të zgjidhet çështja e jurisprudencës në veri të Kosovë, citon një zyrtar në seli të BE-së, Bruksel, duke shtuar se sipas Planit Aksional për zbatim të Marrëveshjes së Brukseli,t kjo gjë duhet të përfundojë deri në fund të vitit.
Nëse Thaçi e Daçiq merren vesh për këtë temë, e që do të takohen më 13 dhjetor, Gjermania praktikisht do të mbetet pa argumente për shtyrjen e mëtejme të fillimit të negociatave, citon biseduesin kjo agjenci serbe.
Gjermania dhe Britania e Madhe ua kanë dërguar planin non-paper vendeve tjera anëtare të BE-së para dy muajsh sipas të cilit procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë Serbi, pos në kapitullin 35, duhet të mbetet i lidhur drejtpërsëdrejti me kapitujt negociues ashtu që nëse ka ngecje në procesin e normalizimit, automatikisht të suspendohen negociatat.
Mediet serbe sot thonë se non paper gjermano -britanik gjatë debatit në Këshill ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, e në tryezë aktualisht është një versioni kompromisit që e kanë bërë përfaqësues të Lituanisë, vendi që e kryeson Këshillin.
Ky propozim është shumë më i butë dhe parasheh negociata të ndërlidhen me Kosovën vetëm për gjërat me rëndësi të veçantë, ka thënë diplomati i cili ka shtuar se shumica e formulimeve lituane janë vënë në kllapa të mesme.
BE e ka zakon që në kllapa të vërë pjesë dokumentesh për të cilat nuk është arritur pajtimi.