12 Janar 2025

Gjermania do të lejon dyshtetësinë

Berlin, 15 korrik - Kush jeton në Gjermani dhe kërkon të marrë shtetësinë gjermane duhet të heqë dorë nga shtetësia e mëparshme. Por ka përjashtime dhe probleme, prandaj duhet të lejohet dy shtetësia.

Qytetarët gjermanë nuk mund të kenë dy pasaporta, argumentojnë edhe sot poltikanët e CDU. Partia e Kancelares gjermane Angela Merkel ka miratuar ligjin që nuk lejon dy shtetësinë.

Social-demokratët dhe të Gjelbrit gjatë qeverisjes së tyre në vitin 2000 u përpoqën të modernizojnë ligjin e vitit 1913 “Perandoria dhe Kombësia”.

Të huajve duhet tu bëhej më e lehtë marrja e shtetësisë gjermane dhe të kishin mundësi të mbajnë dy pasaporta.

Reforma solli disa ndryshime: sot brenda një periudhe kohore prej 6 ose 8 vitesh mund të marrësh shtetësinë gjermane, në ndryshim nga 15 vite që ishte më parë.

Por pjesa e ligjit që lejonte dy shtetësinë nuk u aprovua nga Kristiandemokratët, që në atë kohë ishin më të shumtë në numër në Këshillin Federal. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)