Gjermania do agjenci të pavarur vlerësimi
Berlin, 16 janar - Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se është koha që Evropa të krijojë agjencinë e saj të pavarur të vlerësimit.
Ai i bëri këto komente në Greqinë e goditur nga borxhet, vetëm dy ditë pasi agjencia me seli në SHBA Standard and Poors uli vlerësimet për nëntë shtete evropiane duke ngritur shqetësime të reja të tregjeve për krizën e borxheve në Evropë dhe monedhën euro.
Vestervelle tha se vendimet e angjencive të vlerësimit mund të ndihmojnë në krijimin e pasigurive në treg.
Sipas tij, marrëveshjet ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim trajtimin e krizës së borxhit, duhet të japin një mundësi reale për të punuar.
Evropa ka muaj që lëkundet nga kriza e saj e borxheve. Të premten, si rezultat i vendimit të fundit të agjencisë Standard and Poors, Franca dhe Austria kanë humbur vlerësimin me nga 3A.