07 Maj 2024

Gjermania dhe Fanca kërkojnë rrugë për zgjidhjen e krizës së euros

Berlin, 20 tetor - Pak ditë para samitit të BE-së në Bruksel, Gjermania dhe Franca kanë ndërmarrë një tjetër iniciativë për të vendosur një rrugë të përbashkët lidhur me daljen nga kriza që ka përfshirë eurozonën nga borxhet.

Papritur presidenti francez Nicolas Sarkozy u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Frankfurt mbi Main.

Takimi erdhi në kuadër të ceremonisë së largimit nga detyra të Presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Jean-Claude Trichet.

Merkel dhe Sarkozy nuk dhanë asnjë deklaratë më pas. Gjatë ceremonisë që u zhvillua me këtë rast për largimin e Trichet-s, kancelarja kishte theksuar se për shpëtimin e eruos dhe zgjidhjen e krizës duhet bërë gjithçka.

Edhe ndryshimi i traktateve europiane për këtë qëllim nuk duhet të jetë tabu. \"Euro është vullneti i Europës për të forcuar zhvillimet e saj të brendshme.

Euro përfaqëson vullnetin e europianëve për të përballuar së bashku sfidat e sotme. E ardhmja e Europës është e lidhur ngushtë me projektin europian si një e tërë. Dhe unë e them këtë duke cilësuar fjalët:

Nëse dështon euroja, atëherë dështon Europa. Por ne nuk do ta lëmë këtë, sepse e ardhmja e Gjermanisë ishte, është dhe mbetet për ne e lidhur me të ardhmen e Europës\".

Më parë Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso kishte bërë thirrje për forcimin e fondit të shpëtimit të euro-s, EFSF. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)