Gjermania dërgon qindra refugjatë në Austri çdo ditë
Berlin, 12 janar - Gjermania po dërgon qindra refugjatë çdo ditë në Austri, sipas Rregullores së Dublinit, ku vetëm të dielën u numëruan 260, raportoi të hënën agjencia e shypit austriak.
Kjo agjencia citoi një zëdhënës nga selia e policisë gjermane në Munich të ketë thënë se një nga arsyet kryesore për shtimin e numrit të refuzimit të refugjatëve është për qasja më e rregullt në kufirin me Austrinë, që është zbatuar gjatë javëve të fundit.
Një zëdhënës i policisë nga shteti i Austrisë së Sipërme konfirmoi se prej fillimit të vitit janë dërguar 200 refugjatë çdo ditë, pasi ata nuk kanë qëllim të aplikojnë për azil në Gjermani, por synojnë Suedinë apo Danimarkën.
Deri në fund të vitit 2015 numri i të refugjatëve dërguar në Austri ka qenë zakonisht dyshifror, por kjo ndryshoi pas lejimit nga policia gjermane që refugjatët të udhëtonin përmes Gjermanisë drejt vendeve të tjera.