Gjermania dënon dhunën në veri, kërkon dialog

Berlin, 28 shtator - Qeveria e Gjermanisë ka shprehur shqetësim të thellë për pëshkallëzimin e fundit të dhunës në veri të Kosovës, duke i bërë thirrje Beogradit dhe Prishtinës që zgjidhjen ta kërkojnë në dialog.
Përdorimi i forcës kundër ushtarëve të KFOR-it nga ana e ekstremistëve serbë, nuk është i pranueshëm, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme gjermane.
Sipas së njëjtës, Beogradi duhet tiu dërgojë mesazhe të qarta atyre që janë përgjegjës për shpërthimin e dhunës.
KFOR-i dhe EULEX-i në Kosovë kryejnë detyrat e tyre në përputhje me mandatin. Zgjidhja duhet të gjendet në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, thuhet në komunikatë.