Gjermani, rriten aktet e dhunës nga të huajt
Berlin, 19 qershor - Gjermani, rriten aktet e dhunës nga të huajt Gjermania raporton një rritje me 20% të akteve të dhunës që vijnë nga të huajt.
Ministri i Brendshëm deklaroi se shqetësimi më i madh i kombit gjerman nuk i përfshin të gjithë emigrantët, por një pjesë të tyre.
Sipas tij në fillim të vitit 2014 më shumë se 270 myslimanë që jetonin në Gjermani udhëtuan për në Siri për të marrë pjesë në luftime.
Kërcënimi në emër të Islamit është një shqetësim i përbashkët dhe për vendet e tjera të Europës Perëndimore, si Britania e Madhe dhe Franca, theksoi ai.
Nga ana tjetër vetë Gjermania kërkon të largojë ekstremin e djathtë vendas nëpërmjet ligjeve që ndalojnë simbolet nga e kaluara e saj naziste